Fabrika e Vajit Troplini u hap në vitin 2018 si një biznes i vogël familjar, i lindur nga dashuria për ullirin dhe dëshira për të prodhuar vaj cilësor fillimisht për familjen tonë, e më pas për çdo familje shqiptare.
Nisma nisi nga një pronë e vogël me ullinj dhe u shndërrua në një mision: të ruajmë traditën e vërtetë shqiptare të vajit të ullirit dhe ta sjellim atë në tryezat e sotme, pa kompromise në cilësi, pastërti dhe shije.